FSK-ja pjesë e konferencës së nënoficerëve të Kartës së Adriatikut në Slloveni
Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Sllovenisë, rreshter majori i FSK-së, Bedri Zuka po merr pjesë në Konferencën e nënoficerëve të Kartës së Adriatikut (A5), të udhëhequr nga rreshter majori i ushtrisë sllovene Kovaç dhe pjesëmarrjen e rreshter majorëve të A5, rreshter majori nga Ushtria Amerikane për Europë.
Kjo ngjarje është duke u realizuar në NATO Montain Warfare Center for Exellence, me këtë rast rreshter major Zuka ka prezantuar të arriturat e korit të nënoficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sukseset, sfidat dhe rekrutimin në ushtrinë e Kosovës.
Gjithashtu në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Slovenosë, në Kampin e 16-të Dimërorë, në mesin e 22 shteteve anëtare të NATO-s, Forcën e Sigurisë së Kosovës është duke e përfaqësuar, OR5 Besnik Nebihu i cili në aktivitetet e realizuara nga data 17-24 mars, ka treguar suksese të larta, duke përfaqësuar denjësishtë Forcën e Sigurisë së Kosovës.