FSK-ja po tregon suksese në ushtrimin ‘Efes 24’
Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është duke treguar përgatitje të lartë profesionale gjatë realizimit të ushtrimit ndërkombëtar “Efes 24” në Izmir të Republikës së Turqisë.
Ushtrimi përfshinë grupe misionesh, ku pjesëmarrësit veprojnë si pjesë e një task-0 force të përbashkët të kombinuar (CJTF), dhe objektivi kryesor i ushtrimit është shkëmbimi i ekspertizës ushtarake, përmirësimi i ndërveprimit dhe mirëkuptimit midis vendeve partnere dhe agjencive që janë pjesë e ushtrimit.
Kontingjenti i FSK-së ka arritur t’i realizojë me sukses objektivat e trajnimit të cilat ishin të planifikuara për fazën e parë, për të vazhduar kështu me fazën e dytë ku parashihen operacione më të ndërlikuara me forcat ajrore dhe në bashkëveprim me forcat komando turke.