
FSK-ja publikon datat dhe listat për ekzaminim mjekësor të kandidatëve për ushtarë
13 mars 2025
| 14:44
Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar kandidatët që kanë aplikuar për ushtarë aktiv 2024/25 se pjesa e dytë e orarit të ekzaminimeve mjekësore për kandidatë do të realizohet mes datave 17 dhe 28 mars.
Ekzaminimi mjekësor do të bëhet në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë.
Kandidatët e ftuar për ekzaminim duhet të kenë me vete kodin e aplikimit dhe letërnjoftimin apo një mjet identifikues.
Në njoftimin e FSK-së bëhet e ditur se kandidatët nuk duhet të konsumojmë ushqim dhe pije para ekzaminimeve.
Kandidatët janë ndarë në lista të caktuara, në datat e parapara për ekzaminim.
KËTU mund t’i lexoni listat e plota.