FSK-ja realizon ushtrime së bashku me ushtritë e 37 vendeve partnere

09 qershor 2022 | 11:18

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë duke realizuar ushtrime bashkë me ushtritë e 37 vendeve tjera partnere në UF “EFES 22”.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë me dije se në këto ushtrime, FSK-ja po merr pjesë me një skuadër të këmbësorisë nga “R2K”-ja, një ekip nga Kompania për operacione me civilë dhe dy vëzhgues nga “KFT”-ja.

“Në këtë ushtrim, FSK-ja po merr pjesë me një skuadër të këmbësorisë nga ‘R2K’, një ekip nga Kompania për operacione me civilë dhe dy vëzhgues nga ‘KFT’. Trupat e FSK-së janë duke realizuar operacione së bashku me ushtritë e 37 vendeve të tjera partnere dhe gjatë këtij ushtrimi ata janë të angazhuar në operacionet e sulmit nga ajri. Pjesëmarrja e vazhdueshme në ushtrime përkrah shteteve të tjera do të thotë ushtri e përgatitur mirë, e gatshme për të përmbushur standardet e NATO-s, synimin tonë të kamotshëm”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas fitores ndaj Qipros dhe humbjes nga Greqia, Kosova e…