FSK-ja riparon rrugët pas përmbytjeve
29 janar 2021
| 20:26
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë realizuar projektin e riparimit të rrugës dhe pastrimin e urave nga gërmadhat në fshatrat Prekoc-Marec që shpie në drejtim të minierës së Artanës, e cila u dëmtua gjatë përmbytjeve të ditëve të fundit.
Në shenjë falënderimi për realizimin e këtij projekti komandanti i Gardës Kombëtare gjeneral brigade, Xhevahir Geci priti në takim kryeshefin e Trepçës Enes Muzaqi, i cili e falënderoi gjeneral Gecin për mbështetjen.
Ky projekt ka zgjatur 10 ditë dhe është realizuar nga Regjimenti i Xhenios.
Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme gjatë tërë kohës që t’u dalë në ndihmë autoriteteve civile në çdo situatë.