FSK-ja së bashku me Forcat e Armatosura të Shqipërisë në pastrimin e zonës së Liqenit të Fierzës

26 qershor 2021 | 16:31

Në zonën ndërkufitare Kosovë-Shqipëri të Morinës, organizuar nga organizata vullnetare për mbrojtjen e ambientit me mbështetjen nga ministritë respektive  të infrastrukturës dhe ministrive të mbrojtjes së dy vendeve, u realizua programi i përbashkët i pastrimit në zonën programin e përbashkët të pastrimit në zonën e Liqenit të Fierzës.

Programit të sotëm, krahas, vullnetarëve nga organizatat përkatëse së bashku me kontingjentet e forcave ushtarake të dy vendeve, iu bashkuan edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i shoqëruar nga zv/komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, ministrja e INT-së, Rozeta Hajdari, zv/ministrja e MPHI-së, Linda Çavdërbasha, si dhe homologët nga Qeveria dhe FA të Republikës së Shqipërisë, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe zv/ministrja e Mbrojtjes, Dallendyshe Bici.

Aksioni u realizuar me sukses dhe nga të gjithë pjesëmarrësit u vlerësua se programe të ngjashme të organizohen edhe në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar, Avdi Smajljaj, përmes një postimi në llogarinë e…