FSK-ja, shembull i përkushtimit profesional në pritjen e refugjatëve afganë (foto)

07 shtator 2021 | 17:46

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) me aftësitë dhe kapacitetet e specializuara operacionale të saj, prej datës 29 gusht të këtij viti, është e angazhuar në operacionin humanitar shumëkombësh të NATO-s të udhëhequr nga SHBA, për transportin, pritjen, akomodimin dhe sigurinë e refugjatëve afganë.

Ministria e Mbrojtjes ka angazhuar efektivat e specializuar të rendit, sigurisë, mjekësisë, të mbështetjes logjistike dhe transportit të FSK-së në kuadër të Task-Forcës së përbërë nga institucionet qeveritare vendore, si pjesë e operacionit përkatës.

Sipas njoftimit për media të Ministrisë së Mbrojtjes, ministri Armend Mehaj ka përcaktuar me prioritet, angazhimin e të gjitha aftësive dhe kapaciteteve operacionale në dispozicion për Task-Forcën për realizimin e suksesshëm të këtij operacioni.

May be an image of one or more people and people standing

“Besimi i partnerëve tanë strategjikë në aftësitë dhe profesionalizimin e FSK-së, për të qenë pjesë e operacionit të përbashkët, është shumë domethënës. Gjithashtu, shumë i rëndësishëm është edhe vlerësimi shumë i lartë i autoriteteve përgjegjëse të NATO-s për performancën e deritashme të treguar nga efektivat e FSK-së për operacionin në Kosovë, FSK, sikur edhe më parë, edhe në operacionin aktual, dëshmon fuqishëm nivelin e gatishmërisë operacionale për ndërveprim të suksesshëm me forcat aleate në operacionet e ardhshme humanitare shumëkombëshe dhe operacione tjera të paqes”, është bërë me dije në njoftimin e ëksaj ministrie.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se derisa operacioni është duke u realizuar me sukses, ministri Mehaj ka shprehur vullnetin e fuqishëm që të vazhdojë përkrahjen e plotë për NATO-n.

May be an image of 1 person, child and standing

“Gjithashtu, ai shpreh qëndrimin e fuqishëm se sikur tani dhe në secilën situatë tjetër, Republika e Kosovës, qytetarët dhe ushtarët e saj do të jenë në përkrahje të pakursyer të SHBA-së, si partneri ynë i pazëvendësueshëm strategjik. Angazhimi me përkushtim maksimal në operacionin humanitar për pritjen e refugjatëve afgan, përveç përkushtimit të veprimit në aleancë me partnerët tanë, është edhe demonstrim i vlerave kulturore, historike të mikpritjes tradicionale të shqiptarëve me moton ‘Shtëpia e jonë është e Zotit dhe mikut’”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

May be an image of one or more people and outdoors

May be an image of 2 people, people standing and military uniform

May be an image of child, standing, military uniform and outdoors

May be an image of child, standing and outdoors

May be an image of 3 people, people standing and indoor

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir…