FSK-ja trajnohet për sistemin e avancuar të armëve SARP
25 nëntor 2024
| 12:36
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë me dije se në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura Turke (FAT) është realizuar “Trajnimi i Sistemit të Armëve SARP’’.
“Ky trajnim kishte qëllim përfitimin e njohurive teorike dhe praktike të përdorimit të sistemit të avancuar të armëve SARP. Instruktorët nga FAT, po japin kontribut të çmuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale për FSK-në”, ka njoftuar FSK-ja.