FSK-ja vazhdon mbështetjen për Suharekën
19 gusht 2018
| 18:38
Në ditën e katërt të mbështetjes, zëvendësministri i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Burim Ramadani, ka vizituar sërish pjesëtarët e FSK-së që po vazhdojnë operacionin në mbështetje të qytetarëve dhe Komunës së Suharekës, pas vërshimeve në natën mes të mërkurës dhe të enjtes.
Ramadani përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se vizitën, bashkë me kryetarin Bali Muharremaj, e bënë në Grejkoc të Suharekës.
“Duke ditur se nevojat e qytetarëve janë të mëdha, FSK-ja nuk është ndalur që nga e enjtja dhe do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, bazuar në vlerësimet që bëhen”, ka shkruar Ramadani.
/Epoka e re/