
FSK-ja vazhdon projektin humanitar në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë
31 tetor 2018
| 20:06
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), përkatësisht Batalioni i Xhenios si ekzekutues i projektit në terren, në bashkëpunim me KFOR-in dhe komunën e Vushtrrisë është duke realizuar projektin humanitar “Hapja e kanalit të ujërave atmosferik” në ndihmë qytetarëve të fshatit Maxhunaj, ku në kohë të reshurave atmosferike një lagje e fshatit ka pasur probleme të mëdha me përmbytjet.