FSK-ja vazhdon stërvitjet e përbashkëta me forcat amerikane

07 shkurt 2022 | 13:21

Pjesëtarët e regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore të FSK-së, së bashku me trupat amerikane nga Garda Kombëtare e Vermontit  dhe Kolorados,  kanë realizuar stërvitjen e përbashkët “First Vermont Reconnaissance Platoon Academy”.

Lajmin e ka konfirmuar në profilin e tij në “Facebook”  ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. “Ndërveprueshmëria e forcave tona me ato amerikane u konfirmua fuqishëm edhe gjatë kësaj stërvitje në eksplorim dhe manovrim në teatrin e luftës për marrjen e informacioneve rreth forcave armike, terrenit dhe aktiviteteve të tjera”, ka shkruar Mehaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BB VIP – Einxhel e kujton shpesh Dj Dagz dhe…