FSK-ja vendos një tendë në QKMF-në te Qafa
16 mars 2020
| 11:37
Në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), te Qafa, është vendosur një tendë për të prekurit me COVID 19, raporton Ekonomia Online. Këtë tendë e ka vendosur FSK-ja. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se bazuar në rezultatet e testimeve, janë konfirmuar edhe katër raste të reja me koronavirus në Kosovë, duke e çuar numrin në total në 13.