FSK-së i shtohen edhe 190 rekrutë të rinj

24 dhjetor 2021 | 15:16

Në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj të premten është mbajtur ceremonia e  betimit të 190 rekrutëve të rinj të FSK-së.

Ata janë betuar solemnisht në prani të presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministrit Albin Kurti, ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zyrtarëve vendorë e ndërkombëtarë si dhe familjarëve të tyre.

Me këtë rast, presidentja Osmani ka thënë se me rekrutimin e këtyre rekrutëve, FSK-ja përmbyllë një vit jashtëzakonisht të suksesshëm të angazhimit dhe të rritjes së saj, gjithnjë konfrom standardeve profesionale dhe në harmoni me praktikat e ushtrive moderne.

“Secila ditë e certifikimit të ri është e veçantë për ushtrinë dhe për shtetin tonë sepse krahas rritjes së kapacitetit, FSK-ja po ecën me hapa të sigurt drejt përfundimit të procesit të tranzicionit”, ka thënë Osmani u.

Ndërsa kryeministri Kurti ka theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes e vlerësojnë mbrojtjen dhe sigurinë si shtyllë jetike të shtetit tonë. Ai ka theksuar se do të vazhdojë ta mbështesë FSK-në dhe që përkrah aleatëve tonë strategjikë, Shteteve të e Bashkuara të Amerikës dhe vendeve tjera të NATO-s ta modernizojmë forcën dhe ta bëjnë operacionale dhe të ndërveprueshme me ushtritë e vendeve partnere.

Në fund të kësaj ceremonie, komandantja e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjenerabrigade Irfete Spahiu, ka uruar rekrutët për suksesin e dëshmuar gjatë trajnimit si dhe shprehu besimin për shërbim dhe karrierë të suksesshme në uniformën e FSK-së.

Certifikimi i 190 ushtarëve të rinj është proces në kuadër të ngritjes dhe zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve të nevojshme operacionale, bazuar në Planin gjithëpërfshirës të tranzicionit të FSK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga kryetari i…