FSK-së i shtohen liderë-komandot e reja
03 korrik 2022
| 10:11
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se gjenerata 07/2022 përfundoi me sukses kursin e avancuar për lider në shkollën e nënoficerëve të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.
Mehaj ka shkruar në Facebook se ky kurs është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit amerikan për nënoficerë dhe ka për qëllim përmirësimin e lidershipit, aftësitë teknike, ekspertizën taktike dhe përvojën e nevojshme për ta udhëhequr skuadrën.
“Shumë urime të certifikuarve. Vazhdojmë drejt sukseseve të radhës!”, ka shkruar ai.