FSK-së i shtohen edhe 11 oficerë të rinj
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka mbajtur ceremoninë e diplomimit të 11 kadetëve të rinj.
Zyrtarja e lartë e FSK-së, Irfete Spahiu, ka vlerësuar se të qenit oficer është përgjegjësi e lartë.
“Ju keni pasur mundësi t’i kuptoni aftësitë themelore të udhëheqjes. Sfidat ju kanë bërë më të pjekur. Ju do të jeni shembulli për vartësit tuaj”, ka thënë Spahiu.
Ndërsa ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, ka thënë se kjo ditë është një ditë e veçantë dhe se ndjehet i nderuar që FSK-ja është bërë me oficerë të rinj.
“Të nderuar kadetë ju keni kaluar nëpër sfida të shumta. Nga sot ju po gradoheni me gradën e oficerit. Gradimi juaj është avancim për FSK-në. Ky është një shembull i progresit dhe investimit në shkencë. Është nder dhe krenari që FSK-ja sot ka 11 oficerë”, ka thënë Berisha.