FSK stërvitet me artileri në poligonin ushtarak në Bizë të Shqipërisë

10 maj 2024 | 18:17

Komanda e Forcave Tokësore ka realizuar trajnim në poligonin ushtarak në Bizë të Shqipërisë, në bashkëpunim me instruktorët e kompanisë BMC Vuran Alkar dhe në koordinim, bashkëpunim dhe mbështetje nga Komanda e Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Në njoftim thuhet se kjo stërvitje ishte kombinuar duke vepruar me zjarrin direkt dhe indirekt ,ndërveprim me armët e artilerisë dhe automjeteve luftarake Vuran.

“Qëllimi i kësaj stërvitje është ngritja e kapaciteteve luftarake të FSK-së, ndërveprueshmëria në mes ushtrive, shkëmbimi i përvojave me qëllimin ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian e ka përgëzuar Godana Siljanovska-Davkovën, për zgjedhjen e…