FSShK-ja e quan skandaloz vendimin e qeverisë për lirimin e masave anti-Covid
11 shkurt 2021
| 16:46
Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës (FSShK) ka reaguar pas vendimit të qeverisë në detyrë për lirim të masave anti-Covid.
FSShK-ja e ka cilësuar këtë vendim si skandaloz dhe të papranueshëm.
Kjo federatë ka kërkuar përgjegjësi kolektive e popullore, duke thënë se është më se evidente që të gjitha partitë politike nuk e kanë prioritet shëndetin publik të popullit, por vetëm votën e tyre.
“Apelojmë që IKShPK-ja dhe të gjithë ekspertët e shëndetësisë të distancohen nga veprimet politike vetëvrasëse dhe të mos jenë pjesë e vendimeve skandaloze për popullin e Republikës së Kosovës”.
“Ju lutemi dhe përgjërohemi, thirrini mendjes në veprimet tuaja. Jeta është më e shtrenjtë se një votë”, është thënë në reagimin e FSShK-së.