FSSHK-ja ka disa kërkesa për qeverinë

29 mars 2020 | 16:59

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) nëpërmjet një komunikate për media ka bërë me dije se i ka dy kërkesa për Qeverinë e Kosovës në lidhje me masat mbrojtëse për punëtorët shëndetësorë.

FSSHK-ja kërkon nga ekzekutivi që në shtesat e paraparë të përfshihen: “Në shtesat të cilat i keni paraparë për punëtorët shëndetësor të përfshihen dhe punëtorët ndihmës sanitar siç janë: Shërbimet teknike, punëtorët e pastrimit, sigurimit, punëtorët e kuzhinës etj”, është theksuar në komunikatën e Federatës Sindikale të Shëndetësisë.

Federata Sindikale e Shëndetësisë ka theksuar se sistemi i shëndetësisë funksionon si një zinxhir i tërë. “Ju lutemi urgjentisht të na tregoni cilat masa mbrojtëse i keni bërë për punëtorët shëndetësorë, sa keni kapacitete për këtë, me qëllim të mos veprojmë krye në vete me masat tona (Sindikaliste) për mbrojtjen e shëndetit tonë në punë, në mënyrë që t’ju ofrojmë shërbime popullatës tonë”, thuhet në komunikatën e kësaj sindikate.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka përsëritur apelin…