FSSHK-ja kërkon takim me Kurtin

12 gusht 2021 | 13:40

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përmes një komunikate ka kërkuar takim urgjent me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kërkesa e FSSHK-së vjen menjëherë pas rritjes së numrit të rasteve pozitive me koronavirus, shtimit të numrit të spitalizuarve dhe gjendjes në institucionet shëndetësore.

Përmes këtij takimi kjo federatë do të diskutojë në lidhje me pagesën e shtesave në pagë bazuar në Ligjin nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Përmes kësaj komunikate FSSHK-ja pret që kryeministri i Kosovës të takohet me ta sa më shpejtë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Villarreal si fitues së Ligës së Europës, mbrëmë luajtën finalen…