FSShK-ja kërkon takim urgjent me Osmanin, Konjufcën dhe Kurtin

07 shtator 2021 | 16:49

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK) ka bërë me dije se sot i janë adresuar me kërkesa të veçanta presidentes Vjosa Osmani, kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca si dhe kryeministrit Albin Kurti për takim urgjent.

Nga kjo sindikatë kanë thënë se është koha e fundit për të reflektuar krerët e shtetit, duke paralajmëruar masa sindikale pas 13 shtatorit.

“Është koha e fundit të reflektojnë krerët e shtetit, çka është mjaft është mjaft. Ditëve në vazhdim do të mblidhen të gjitha shoqata sindikale, odat e profesionistëve shëndetësor ku do të bashkërendohen aktivitetet dhe veprimet sindikale të mëtutjeshme pas datës 13 Shtator 2021”, ka njoftuar FSShK-ja.

Kujtojmë që FSShK-ja ka kërkuar nga Qeveria që t’i rris shtesat e punëtorëve shëndetësorë së paku në 300 euro.

Po ashtu, nga kjo federatë kanë paralajmëruar padi ndaj Qeverisë nëse një gjë e tillë nuk  bëhet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kisha Ortodokse Serbe nuk ka hequr dorë nga “diskursi i…