FSShK-ja kërkon unitet institucionalë e politikë për luftimin e koronavirusit
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK) ka ftuar të gjithë spektrin politikë, duke filluar nga presidenti Hashim Thaçi, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe të gjitha partitë politike pozitë e opozitë që të jenë unik në marrjen e masave shtrënguese me qëllim të parandalimit të shtrirjes së infeksionit Covid-19 në gjithë vendin.
Përmes një reagimi, FSShK-ja ka theksuar se vetëm duke i respektuar masat mund të menaxhohet situata.
“Jemi të bindur se duke i respektuar këto masa do të mund t’ia dalim që ta menaxhojmë situatën e jo të ndodh ashtu siç po e shohim në shtetet si Itali, Spanjë e në vendet e tjera ku sistemi shëndetësor është para kolapsit mu për shkak se nuk janë marrë masa parandaluese”, është thënë në reagimin e FSShK-së.