FSShK-ja paralajmëron trazira nëse nuk bëhet publike projektligji i pagave

15 shkurt 2022 | 14:39

Përmes një komunikate për media, kryetari i Federatës së Sindikatave Shëndetësore të Kosovës (FSShK), Blerim Syla, ka njoftuar se nuk kanë marrë pjesë në hartimin e Projektligjit të pagave dhe që nuk janë në dijeni për vlerën e koeficientit.

Ai ka bërë apel tek Qeveria Kurti që sa më parë të publikojnë këtë projektligj dhe vlerën e koeficientit me qëllim të shmangies së keqkuptimeve të cilat mund ta dëmtojnë këtë proces.

Më tutje, ai ka thënë se është momenti i fundit për të reflektuar.

“Është momenti i fundit që të reflektoni në mënyrë të sinqertë dhe transparente, përndryshe trazirat sociale janë të pashmangshme”, është thirrja e fundit e tij për Qeverinë.

Komunikata e plotë:

Të nderuar punëtorë shëndetësorë, meqë këto ditë po qarkullojnë draftet e ndryshme dhe reagime të ndryshme për Ligjin e pagave, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ju njofton se ne:

Nuk kemi marr pjesë në hartimin e draftit të Ligjit të pagave dhe nuk jemi në dijeni për vlerën e koeficientit

Andaj çdo reagim nga grupet e caktuara mund të shkaktojë amulli dhe dëmtim të procesit për Ligjin e pagave.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës i bën apel Qeverisë së Republikës së Kosovës që sa më parë të publikojë draft-Ligjin e Pagave dhe vlerën e koeficientit me qëllim të shmangies së keqkuptimeve të cilat mund ta dëmtojnë këtë proces.

FSShK-ja i siguron të gjithë punëtorët shëndetësorë se në asnjë moment nuk do të pranojnë asnjë draft e asnjë koeficient që mund të shkoj në dëm të punëtorëve shëndetësor.

Në fund thirrje publike Qeverisë së Republikës së Kosovës, është momenti i fundit që të reflektoni në mënyrë të sinqertë dhe transparente, përndryshe,trazirat sociale janë të pashmangshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare, Leonora Jakupi, së fundi është komentuar në mediat…