FSShK-ja proteston sot para MSh-së dhe Qeverisë

17 shtator 2021 | 08:55

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK) do të protestojë sot para Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) dhe Qeverisë së Kosovës.

Protesta para Ministrisë së Shëndetësisë do të mbahet në orën 11:00, ndërsa para qeverisë në orën 13:00.

“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës duke u bazuar ne vendimin e Kryesisë se FSSHK-së te datës 14.09.2021, pas diskutimit të të gjitha mundësive për reagim sindikal në përputhje edhe me situatën e krijuar me Pandeminë COVID-19 ka vendosur unanimisht të njofton publikun e gjerë si dhe institucionet relevante te qeverisjes vendore (presidenten, kryeministrin, kryeparlamentarin, ministrin e Shëndetësisë dhe mediat) se me datë 17.09.2021 (e premte) do mbahet protestë. Protesta do të mbahet në ora 11:00-11:30 para Ministrisë së Shëndetësisë”, ka njoftuar FSShK-ja.

Kërkesat e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës për Ministrinë e Shëndetësisë janë:

  • Vazhdimi i dialogut social,
  • Nxjerrja e udhëzimit administrativë për shtesat mbi pagë të bazuar në Ligjin nr.07/L-006 për luftimin dhe parandalimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.
  • Protesta do të mbahet në ora 13:00-13:30 në po të njëjtën ditën para Qeverisë, Kuvendit dhe Presidencës.

Kërkesat e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës për Qeverinë e Republikës së Kosovës janë:

  • Ligji mbi pagat,
  • Dhe shtesat mbi pagë bazuar në Ligjin nr.07/L-006 për luftimin dhe parandalimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se, pjesëmarrës në protestë do të jenë vetëm anëtarët e Kryesisë së FSShK-së për shkak të situatës së krijuar me pandeminë Covid-19.

“Njëkohësisht ju njoftojmë që protesta jonë e ka përkrahjen nga gjitha odat e profesionistëve shëndetësor dhe shoqatat sindikale”, ka njoftuar FSShK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur fjalën e tij…