FSSPK-ja nuk ndryshon qëndrim: Paga minimale të jetë 400 euro

13 prill 2022 | 16:26

Federata Sindikale e Sektorit Privat të Kosovës (FSSPK) nuk pranon pagë minimale nën 400 euro. Kryetari i FSSPK-së, Jusuf Azemi, në një konferencë për media ka thënë se paga minimale nga Këshilli Ekonomiko Social (KES) në qeveri ka shkuar në formë joligjore.

Azemi ka thënë se kriter kryesor për caktimin e pagës prej 400 eurosh e kanë marrë koston e shpenzimeve për katër anëtarë të familjes dhe mungesën e punëtorëve.

“Pavarësisht se çfarë vendimi ka marrë qeveria dhe çfarë vendimi ka marrë Kuvendi i Kosovës, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat qëndron me vendimin e saj të palëkundur se pagë minimale nën 400 euro nuk mund të pranohet. Si kriter kryesor që e kemi marrë për caktimin e pagës 400 euro ju e dini se e kemi marr koston e shpenzimeve për katër anëtarë të familjes, të cilët me gjëra më elementare nuk kemi mundur të kalojë nën 400 euro shpenzime. Në njëfarë forme cila është ajo e cila neve po na jep elemente shtesë që të kërkojmë këtë pagë është mungesa e fuqisë punëtore në Kosovë pasi që në shumë kompani po ndihet mungesa e punëtorëve jo në numër të vogël por në numër jashtëzakonisht të madh sa që kanë filluar edhe të mbyllen kompanitë në mungesë të punëtorëve. Andaj ne themi se për shërbimet tona të cilat ne i japim pronarit të kompanisë ne e caktojmë çmimin, jo dikush tjetër”, ka thënë ai.

Azemi ka deklaruar se paga minimale prej 264 euro bruto tek Qeveria e Kosovës ka shkuar në mënyrë të kundërligjshme.

Ai ka thënë se nuk e shohin shqetësuese, por e marrin si anë pozitive që është lëkundur paga minimale nga 170 në 250 euro neto.

Në mbledhjen e sotmem Qeveria e Kosovës i ka hapur rrugë ngritjes së pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto./kp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër (e…