
Ftesa e Kurtit, Muhaxheri i LDK-së nuk e di nëse do t’i përgjigjen: Njëherë duhet të diskutohet në parti
07 prill 2025
| 13:18
Gazmend Muhaxheri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se nuk është i informuar rreth ftesës së kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit drejtuar Lumir Abixhikut për takim të mërkurën ose të enjten.
Ai ka thënë se një ftesë e tillë do të diskutohet në organet e LDK-së.
“Nëse ka ardhur far letre, ai kryetari (Abdixhiku) tash i thirr (mbledhjen – takimin) nënkryetarët dhe sekretarin, e diskutojmë”, ka thënë ai për “FrontOnline”.