Ftesa nga Specialja për Fahri Fazliun, Bardhyl Mahmuti: Turp!

02 qershor 2021 | 12:52

Drejtuesi i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, Bardhyl Mahmuti, ka reaguar pas ftesës për intevistim nga Gjykata Speciale për Fahri Fazliun, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte vetëm tetë vjeç.

Ai e ka quajtur Gjykatën Speciale si antishqiptare. Në këtë kontekst, Mahmuti ka thënë se kjo gjykatë është duke ndjekur edhe ata që mbajnë emrat e heronjve të Kosovës siç është Fahri Fazliu.

“Nuk ka dëshmi më të mirë për funksionimin antishqiptar të Gjykatës Speciale! Janë duke ndjekur edhe ata që mbajnë emrat e heronjve të Kosovës! TURP!”, ka shkruar Mahmuti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ishte vetëm 8 vjeç në luftë, Fahri Falziu ftohet për intervistim nga Specialja

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi ka arritur një marrëveshje me Barcelonën teksa mungon…