Ftesat për Jakupin, Bislimin dhe Sokolin, nga Specialja, janë ftesa të padrejta
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se ftesat për Jakup Krasniqin, Bislim Zyrapin dhe Sokol Bashotën, nga Gjykata Speciale për të kaluarën e tyre krenare, janë ftesa të padrejta.
“Lufta jonë ishte e drejtë, në pajtim me të gjitha normat ndërkombëtare, prandaj janë edhe të padrejta. Shpreh solidaritet të plotë me të ftuarit e këtij gjyqi, kundër ftesave të padrejta, duke qenë fuqishëm i bindur në pafajësinë e tyre”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka theksuar se fitoren historike të UÇK-së nuk mund ta zbeh asnjë shpifje as armik i lirisë, çlirimit dhe pavarësisë tonë.
“Ashtu siç ishim bashkë në kohërat më të vështira, edhe sot, jam bashkë me juve dhe shqetësimin Tuaj, Jakup, Bislim, Sokol!”, ka shkruar kryetari Lladrovci.