Ftesë për pjesëmarrje të botimit të revistës “Arkivat shqiptare”

11 gusht 2021 | 13:48

Për të pestin vit me radhë Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë përgatitin dhe botojnë numrin e 57 të revistës “Arkivat shqiptare”. Synimi i kësaj reviste është të mbledhë ekspertë dhe studiues të arkivave të vendeve shqipfolëse dhe të arkivave të rajonit, të cilët për çdo vit diskutojnë për problematikat, metodologjinë e studimit, digjitalizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionit, si dhe vizionit të punës të arkivave në realitetin e sotëm.

Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë ftojnë studiuesit, nëpunësit dhe të gjithë të interesuarit e kësaj fushe, të kontribuojnë në këtë revistë me studime.

Përpos arkivistëve të rrjeteve arkivore kombëtare, ftesa për pjesëmarrje u bëhet të gjithë profileve të tjerë të arkivistëve, institucioneve që ruajnë apo atyre që ndërveprojnë për ruajtjen e kujtesës kolektive.

Afati i dërgimit të artikujve: 3 shtator 2021.

Njoftimi për artikujt e pranuar: 17 shtator 2021

Temat e propozuara:

  • Crowd sourcing: konteksti dhe metadatat e dokumenteve të krijuara nga përdoruesit
  • Automatizimi i arkivave dhe etika
  • Siguria kibernetike dhe administrimi i të dhënave
  • Risitë digjitale dhe shfrytëzimi i dokumentacionit
  • Zhvillimi i njëtrajtshëm përmes bashkëpunimit me komunitetin
  • Trashëgimia arkivore e përbashkët përtej kufijve gjeografikë
  • Arkivat, përgjegjësia, qasja në të dhënat dhe mbrojtja e të dhënave personale
  • Bashkëpunimi rajonal në fushën e arkivave dhe trashëgimisë kulturore arkivore
  • Trafiku ilegal i trashëgimisë dokumentare
  • Etika dhe arkivat
  • Ndryshimet klimaterike dhe arkivat
  • Trajnimi arkivor dhe përmirësimi profesional
  • Turizmi dhe promovimi i arkivave

(Shënim: temat e propozuara nuk janë tituj të detyruar temash apo artikujsh, as s’kanë qëllim kufizues, por vetëm sugjerime tematike.)

Në artikuj duhen respektuar këto kritere:

Artikujt nuk duhet të jenë më të gjatë se 15 faqe të formatit A4, në gjuhën shqipe apo angleze, përgatitur sipas udhëzimeve të mëposhtme:

Formati i tekstit: MS Word (format: *.docx; *doc)

Tipi i shkronjave: Times New Roman

Formati i faqes: A4

Hapësirat mes rreshtave (Line spacing): 1.00

Emri i autorit: 12 pt, pozicionuar majtas, bold, emri me germa të vogla, mbiemri me germa kapitale, poshtë emrit të vendoset titulli i institucionit të autorit, me germa të vogla, jo bold

Titulli i artikullit: 12 pt, bold, germa kapitale, në qendër të fletës

Nëntitujt: 12 pt, bold, germa të vogla, pozicioni i tekstit justified

Teksti: 12 pt, pozicioni i tekstit justified

Abstrakti: në gjuhën shqipe dhe angleze, titulli me germa 12 pt, kapitale, bold, teksti me germa 12 pt, edhe titulli, edhe teksti në pozicion justified

Ilustrimet/fotografitë: në fund të tekstit

Legjendat e ilustrimeve/fotografive: 12 pt, në qendër të fletës, nën ilustrim/fotografi

Formati i ilustrimeve/fotografive: TIF, GIF, JPG, BMP, WMF

 

Sistemi i referencave dhe i bibliografisë duhet të bëhet sipas rregullave The Chicago Manual of Style, i cili gjendet në: https://www.chicagomanualofstyle.org/home.html

Vërejtje: Artikujt që nuk respektojnë kriteret e mësipërme nuk do të botohen.

Punimet dërgohen në:

[email protected]

[email protected]

 

Kryeshef ekzekutiv i AShAK-së

Bedri Zyberaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia do të ngritë akuza të përshtatshme kundër katër personave…