Ftesë publike për dërgimin e poezive

25 tetor 2019 | 12:52

QENDRA “GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR”, në vazhdën e veprimtarisë në funksion të ndriçimit të gjenocidit në Kosovë, fton të gjithë krijuesit, që me poezitë e tyre, me tematikë krimet serbe, të kontribuojnë në hartimin e një libri poetik.

Poezitë do të botohen nga Qendra “GJENOCIDI NË KOSOVË- PLAGË E HAPUR”, si përmbledhje e veçantë poetike.

Afati i dërgimit: 23 tetor- 20 nëntor 2019.

Dërgimi bëhet në këtë adresë elektronike: ‪[email protected]

Redaksia e hartimit të librit e ruan të drejtën e përzgjedhjes dhe botimit të poezive që përmbushin kriterin tematik dhe atë artistik.

Numri i poezive që mund të dërgohen nuk është i kufizuar.

Poezitë të dërgohen me emër dhe mbiemër të autorit.

Në emër të Qendrës “GJENOCIDI NË KOSOVË- PLAGË E HAPUR”

Isuf Sherifi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në largim Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te varri…