![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/11/shkurt-8.jpg)
Ftohen gastronomët të pajisen me arkë fiskale
05 nëntor 2021
| 14:53
Nismës për ta përmbyllur procesin e fiskalizimit i është bashkuar edhe Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomëve. Në një shkrim të publikuar në llogarinë e vet në “Facebook”, Kllokoqi u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që merren me gastronomi që t’i blejnë arkat fiskale prej 9.99 eurosh, meqë ky është çmimi më i lirë për të punuar në formalitet.
Kllokoqi ka përmendur vështirësitë e krijuara me situatën pandemike.
Nisur nga kjo, për kreun e gastronomëve kjo shoqatë duhet të mobilizohet që t’i krijojë vetes kushte më të mira të punës dhe mundësi më shumë për të bërë biznes, e kjo duhet të nisë me fiskalizim të të gjitha bizneseve që merren me këtë fushë, duke e cilësuar si sektorin e dytë (jozyrtarisht) të punësimit në vend.