I ftohti ‘ngrin’ SHBA-të
Pas reshjeve të pazakonta të borës në bregun juglindor, një stuhi e fuqishme dimërore do të godasë veri lindjen e kontinentit amerikan, me më shumë se 30 centimetra borë dhe erëra të fuqishme.
Parashikuesit thonë se shtetet e veri lindjes do të shohin erëra me forcë uragani dhe reshje të mëdha bore.
Një rënie e shpejtë e presionit të ulët do të rezultojë në atë që njihet si cikloni bombë, që ndodh kur një ciklon ka një rënie të madhe në presionin atmosferik në një periudhë të shkurtër kohe.
Ciklonet bombë mund të sjellin ajër më të ftohtë nga veriu, duke mbërthyer hemisferën veriore me temperatura të acarta. Ato ndodhin shpesh në Amerikën e Veriut, kur ajri i ftohtë i Amerikës së Veriut ndërvepron me ajrin e ngrohtë mbi Oqeanin Atlantik, por stuhi të tilla janë raportuar edhe në Azinë Lindore dhe Amerikën Jugore.