Musliu: Dejona Mihali ka prejardhje greke, duhet komision hetimor se si u bë shtetase e Kosovës

01 gusht 2023 | 20:52

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pasi ish-deputeti i VV-së, Florin Krasniqi, mbrëmë gjatë një debati i bëri thirrje asaj që t’i drejtohet AKI-së për ta marrë dosjen Dejona Mihalit të VV-së.

Në një intervistë për Periskopin, Musliu tha se ka informacione se kush është Mihali dhe se sa e rrezikshmë është ajo për Kosovën.

“Unë kam pak a shumë informacione se kush është Dejona Mihali dhe nga vjen ajo. Ajo ka prejardhje greke dhe këto informacione i kam të faktuara. Ajo vec të mirën nuk ia dëshiron Kosovës. Ju e dini që ajo e ka pas të ndalur të hyjë në Kosovë kur shteti ka funksionuar. Si arriti Dejona Mihali që nga një person i padëshiruar në Kosovë ta marrë nënshtetësinë e Kosovës”, tha ajo për Periskopin.

Madje, për marrjen e nënshtetësisë së Kosovës nga Mihali, Musliu tha se duhet të ngritet një komision hetimor.

“Unë mendoj se për të duhet të organizohet një komision hetimor parlamentar, duke filluar nga dhënia e nënshtetësisë, që të identifikohen shkeljet të cilat janë bërë. është e pamundur që Dejona Mihali t’i kalojë procedurat e rregullta. Mua më vjen mirë që Florin Krasniqi e ka kuptuar gabimin që e ka bërë duke e mbështetur Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin”, theksoi ajo.

Tutje, ajo e ftoi Krasniqin që të mos ndalet dhe t’i publikojë ato se cfarë ka parë në Vetëvendosje dhe se kush e sponsorizon atë. /Periskopi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu thotë se kryeministri i Kosovës,…