Fuçitë e tekilave kthehen në hotele!
26 mars 2019
| 12:17
Tani mund të flesh në fuçitë e mëdha prej druri ku në të kaluarën prodhohej tekila.
Një resort në Meksikë premton për klientët e tij krevate brenda fuçive. Komode dhe të përshtatshme për të gjithë, dhomat kanë gjithçka duhet për të kaluar një natë speciale.
Hoteli ndodhet në qytezën Tequila, pikërisht pranë fushave ku bëhet distilimi i pijes së famshme.
“Është një eksperiencë unike”, deklarojnë klientët e resortit.
Gjatë qëndrimit është e mundur të praktikoni shumë aktivitete në ajër të pastër, por edhe të shijoni tekila.