Fulham shokon Unitedin
24 shkurt 2024
| 18:21
Fulham ka arritur një fitore befasuese 2-1 ndaj Manchester United, por Armando Broja sërish e ndoqi ndeshjen të gjithën nga stoli.
Skuadra e drejtuar nga Marco Silva do të zhvillonte një ndeshje shumë të mirë, duke zhbllokuar shifrat në minutën e 65-të me Bassey. United ndërkohë do të reagonte në fundin e kohës së rregullt me Harry Maguire.
Në minutën e 7-të të ndeshjes Iwobi shokoi “Old Trafford” me një veprim shumë të bukur në hyrje të zonës që shkoi në cepin e portës së portierit Onana.
Për fatin e keq Broja nuk u aktivizua as në këtë ndeshje, teksa mesa duket aventura te Fulham po rezulton një makth, më shumë se te Chelsea.