Fulhami, gati ta rikthejë Ranierin në Angli
11 tetor 2018
| 12:20
Rezultatet aspak të mira në këto tetë javë kampionat i kanë lëkundur jo pak pozitat e Slavisa Jokanoviwit në krye të Fulhamit, aq sa hija e Claudio Ranierit ka filluar ta përndjekë 50-vjeçarin.
Drejtuesit e klubit anglez, në rast të një shkarkimi të serbit, mendojnë të rikthejnë në Premierë Ligë pikërisht italianin, i cili njihet mirë në Angli, pasi në sezonin 2015-2016 u shpall kampion me skuadrën e Leicesterit. Momentalisht Fulhami renditet në vendin e 17 me 5 pikë të grumbulluara.
Claudio Ranieri në sezonin e fundit drejtori skuadrën franceze të Nantes, por në përfundim të kampionatit klubi në fjalë vendosi ta ndërpresë bashkëpunimin me të.