Fulhami i shtohet garës për Conten
31 mars 2019
| 12:38
Tetë muaj pasi u largua nga drejtimi i Chelseat, Antonio Conte rikthehet sërish në Londër.
Trajneri italian ka përfituar nga kjo mundësi për të parë pak futboll anglez… I ulur në tribunën e stadiumit, ish-trajneri i bluve të Londrës pa nga afër dominimin e Manchester Cityt që mori kryesimin e tabelës.
Gjatë kësaj kohe, ofertat për të kanë qenë të shumta dhe nga skuadra të mëdha, por nuk është çudi që ai të marrë drejtimin e Fulhamit në fundin e këtij sezoni. Tifozët londinezë mund të ëndërrojnë. Interi dhe Roma janë dy skuadrat që përflitet se e duan italianin si trajner të ardhshëm për të nisur një projekt fitues. Në Itali janë të sigurt se zikaltrit kanë arritur akordin për vitin e ardhshëm.