Fulhami mposht Liverpoolin, fiton Tottenhami, barazon Chelsea

06 prill 2025 | 17:25

Fulhami e ka ndalur serinë pozitive të Liverpoolit.

Fulham e ka mposhtur liderin e tabelës, me rezultat 3-2, të dielën në kuadër të elitës së futbollit anglez.

Dueli mes Fulhamit dhe Liverpoolit, ka prodhuar një supendeshje, me raste të shumta dhe pesë gola të shënuara.

Mac Allister (14’), kalojë skuadrën mysafire në epërsi prej 1-0. Dhjetë minuta me vonë nikoqirët u rikthyen në lojë më golin e Sessegnom duke barazuar rezultatin në 1-1.

Iwobi (32’), kalojë për herë të parë Fulhamin në avantazh prej 2-1. Skuadra vendëse nuk u ndal më kaq dhe përmes Muiz (37’), ngriri epërsinë e Fulhamit në 3-1, derisa serinë e golave në këtë duel e mbyll Diaz (72’) për rezultatin përfundimtar 3-2.

Liverpool kryeson tabelën në Premier League me 73 pikë, kurse, Fulham zë vendin e tetë me 48 sosh.

Fitore ka shënuar edhe Tottenham që para tifozëve të saj mundi Southamptonin, me rezultat 3-1. Johnson (13’, 42’) ishte njeriu i ndeshjes në fitoren e ‘Spurs’ duke shënuar dygolësh derisa golin e tretë për nikoqirët e realizoi Tel M (90+6’) nga penalltia, kurse, golin e nderit për mysafirët e shënoi Fernandes (90’).

Ndërkaq, Chelsea nuk ka mundur të marrë më shumë së një barazim pa gola në udhëtim tek Bretford. /RTKlive

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hekuran Berisha në pjesën e parë dhe Faton Neziri dy…