Fulhami mposhti WBA-në
02 nëntor 2020
| 21:57
Fulham ka shënuar fitore ndaj West Bromwich Albion me rezultat 2:0 në kuadër të javës së shtatë të Premier Ligës.
Bobby Reid në minutën e 26-të dhe Ola Aina katër minuta më vonë shënuan për t’ua siguruar vendësve të tri pikët.
Kjo fitore vë Fulhamin në pozitën e 17-të me vetëm katër pikë, një më shumë se klubi që mposhti sot që ndodhet një pozitë më poshtë.