Fullkrugu bie në ‘radarin’ e Bayernit
10 janar 2023
| 13:06
Niclas Fullkrug është kthyer në një personazh te heshtur në këtë periudhë, pas pushimeve të tejzgjatura nga kampionati vendës. Gjithsesi, ai i ka kthyer projektorët drejt vetes pasi ka vendosur të ndryshojë agjent (Gunter Neuhas pas 14 vjetësh bashkëpunim).
Tashmë bomberi i Werder Bremenit ka kaluar në pronësi të agjencisë “Roof”, e cila njëkohësisht menaxhon edhe yjet e Bayernit si Gnabry, Mane, etj.
Në mediet vendase kjo lëvizje është cilësuar si manovër për të ndërtuar ura lidhëse me ekipin e drejtuar nga Julian Nagelsman.
Vlen të theksohet se Niclas ndërtoi marrëdhënie të ngushtë me Mullerin, e ku ky i fundit e shprehu dëshirën të vinte në “Allianz Arena”.