Fumio Kishida pritet të bëhet kryeministër i ri i Japonisë

29 shtator 2021 | 15:52

Ish-ministri i Jashtëm i Japonisë, Fumio Kishida, ka fituar zgjedhjet për udhëheqjen e Partisë Liberal-Demokrate.

Udhëheqja e partisë në pushtet i hap rrugë atij për t’u bërë kryeministër i ekonomisë së tretë më të madhe në botë.

Parlamenti pritet ta zgjedhë Kishidën kryeministër më 4 tetor.

Ai do ta pasojë kryeministrin Yoshihide Suga, i cila ka vendosur të japë dorëheqje pas vetëm një viti në detyrë.

Në zgjedhjet e vitit të kaluar, Kishida është mposhtur nga Suga.

Të mërkurën, ai ka fituar në raport me kundërkandidatin Taro Kono.

Kryeministri i ri pritet të përballet me një sërë çështjesh të vështira, përfshirë rimëkëmbjen e ekonomisë së goditur nga pandemia e koronavirusit dhe përballjen me kërcënimet nga Koreja e Veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet  Superligës në…