Fumio Kishida zgjidhet kryeministër i Japonisë

04 tetor 2021 | 11:29

Parlamenti i Japonisë ka miratuar Fumio Kishidën në postin e kryeministrit të këtij vendi.

Javën e kaluar, Kishida u zgjodh udhëheqës i Partisë në pushtet Liberal Demokrate, gjë që i hapi rrugë për t’u bërë kryeministër.

Kishida pason Yoshihide Sugën, i cili dha dorëheqje pas vetëm një viti në detyrë.

Në zgjedhjet e vitit të kaluar, Kishida u mposht nga Suga.

Kryeministri i ri pritet të përballet me një sërë çështjesh të vështira, përfshirë rimëkëmbjen e ekonomisë së goditur nga pandemia e koronavirusit dhe përballjen me kërcënimet nga Koreja e Veriut.

“Dua të përballem me sfidat me një vullnet të fortë dhe vendosmëri të fortë”, tha Kishida.

Kabineti i tij do të shpallet gjatë ditës./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pandemia i ka bërë dëm të jashtëzakonshëm ekonomisë në përgjithësi,…