“Fundi i botës siç e njohim ne”
apësira është kufiri i fundit, aventura tjetër e madhe që pret eksplorimin tonë si qenie njerëzore. Popullarizimi i udhëtimeve hapësinore nga miliarderë aventurierë, ka rikthyer një interes shumë të madh për hapësirën, që nuk është parë që nga vitet 1960-1970 me misionet Apollo të NASA-s.
Por sado emocionues që është udhëtimi në hapësirë, ai mund të jetë edhe një domosdoshmëri për mbijetesën e racës njerëzore. Studiuesit që punojnë me NASA-n, kanë përcaktuar se kur Dielli do të djegë oksigjenin që gjendet në atmosferën e Tokës, duke i dhënë fund gjithë jetës në planetin tonë.
Por mos u trembni. Kemi ende kohë deri në vitin 1.000.002.021. Oksigjeni është thelbësor për jetën këtu në Tokë. Megjithatë, atmosfera është dëmtuar nga rrezatimi i Diellit dhe ka degraduar vazhdimisht nga aktiviteti ynë, veçanërisht në formën e gazeve serrë. Në një studim të botuar në vitin 2021, shkencëtarët përcaktuan se e gjithë jeta në Tokë do të pushojë së ekzistuari pas deoksigjenimit masiv të planetit.
“Ne mendojmë se deoksigjenimi i ardhshëm, do të jetë një pasojë e pashmangshme e rritjes së flukseve diellore, ndërsa koha e saktë e tij varet nga fluksi i shkëmbimit të fuqisë reduktuese midis mantelit dhe sistemit oqean-atmosferë-kore”- thekson ndër të tjera studimi.
Pra në pak më shumë se 1 miliard vjet, rrezatimi i emetuar nga Dielli do të bëhet i tepërt për atmosferën e Tokës, dhe do të konsumojë të gjithë oksigjenin, duke i dhënë fund jetës në planetin tonë. Kazumi Ozaki, asistent/profesor në Universitetin Tohoku, i cili ka eksperimentuar me të 400.000 modelet.
Secili model ndryshoi pak për të siguruar marrjen parasysh të gjitha variablave. Rezultoi se atmosfera e Tokës do të vazhdojë të ekzistojë për rreth 1 miliard vjet, por më pas do të përjetojë deoksigjenim të shpejtë, duke e bërë planetin të pajetë dhe të pabanueshëm.
Por ndryshimi i klimës mund ta përkeqësojë situatën, dhe afati se kur mund të ndodhë kjo mund të jetë më i shkurtër. Klima e Tokës ka ndryshuar vazhdimisht gjatë historisë së saj. Por ngrohja aktuale nuk është parë në 10.000 vitet e fundit. Dëshmitë e ngrohjes globale janë kudo, nga shkrirja e akullit deri tek rritja e përgjithshme e temperaturave.
Në pamje të parë, ky ndryshim nuk duket si problem shumë i ngutshëm. Tek e fundit 1 miliard vjet janë shumë larg. Ky “fund i jetës në Tokë” mund të mos ndikojë tek ne, fëmijët tanë apo shumë breza që do të vijnë. Por në fund do të prekë njerëzimin. Deoksigjenimimund të ndodhë përpara kohës së përcaktuar në përfundim të simulimeve laboratorike, ose mund të ndodhë më pas.
Nuk mund të jepen garanci se kur do të ndodhë kjo, por fakt është se do të ndodhë. Dhe kjo është si një shenjë paralajmëruese. Prandaj është e qartë se për mbijetesën e racës njerëzore duhet të ndryshojmë mënyrat e jetës këtu në Tokë. Për të ardhmen e largët duhet të eksplorojmë në hapësirë, dhe të shkojmë me guxim atje ku askush nuk ka shkuar më parë. / the vintage news – bota.al