Fundi i luftës në Ukrainë? New York Times: Putin është i hapur për një armëpushim!

24 dhjetor 2023 | 22:17

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë privatisht se është i hapur për një armëpushim në Ukrainë, sipas raportimit të New York Times, pavarësisht se publikisht shefi i Kremlinit tha se nuk do të tërhiqet nga konflikti.

Më shumë se 10,000 civilë janë vrarë dhe më shumë se 18,500 janë plagosur që nga fillimi i luftës, sipas Kombeve të Bashkuara.

Putin ka shprehur që nga shtatori se ai është i hapur për të ndaluar luftimet, raportoi NYT, duke cituar dy ish-zyrtarë të lartë rusë afër Kremlinit dhe zyrtarë të tjerë amerikanë dhe ndërkombëtarë.

Rusia nisi sulmin e armatosur ndaj Ukrainës fqinje më 24 shkurt 2022 dhe shpejt arrit të pushtojë pjesë të mëdha të vendit.

Megjithatë forcat ukrainase u përgjigjën, edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve përmes fondeve dhe ndihmave ushtarake duke detyruar Rusinë të tërhiqej nga rajonet e saj veriore./The New York Times

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kar fluksi nëpër pikat kufitare të Kosovës me ardhjen e…