Fundi i një epoke, legjenda Nadal pensionohet nga tenisi
Rafael Nadal, 38-vjeçar njoftoi tërheqjen e tij nga tenisi këtë të enjte. Në një video që zgjat më shumë se katër minuta, Nadali jep që në fillim lajmin: “Jam këtu për të njoftuar se po tërhiqem nga tenisi profesionist. Ishin vite të vështira, sidomos dy të fundit. Nuk isha në gjendje të luaja pa kufizime. Është pa dyshim një vendim i vështirë, që më mori pak kohë për ta marrë, por në këtë jetë çdo gjë ka një fillim dhe një fund”.
“Besoj se është koha e duhur për t’i dhënë fund një karriere të gjatë dhe shumë më të suksesshme nga sa mund ta imagjinoja”, ka shtuar ai. “Por unë jam shumë i lumtur që turneu im i fundit është finalja e Kupës Davis që përfaqëson vendin tim, është një rreth i plotë që vjen, pasi një nga gëzimet e mia të para si tenist ishte finalja në Seville, në 2004. Ndihem me fat që isha në gjendja të përjetojë gjithçka”.
Në dy vitet e fundit, karriera e tij u ndikua nga një dëmtim i rëndë i kofshës, i cili e detyroi t’i nënshtrohej një operacioni në vitin 2023. Ai u kthye, por kurrë në njëqind për qind. Ai falënderon të gjithë industrinë e tenisit, të gjithë partnerët për kaq shumë vite. Kam kaluar shumë gjëra me ta dhe kam përjetuar shumë momente që do t’i kujtoj gjatë gjithë jetës sime. Mbreti i Roland Garros, me 14 trofe, dhe 22 Grand Slam në total, e var raketën në “Davis Finals”, në Malaga, ku Spanja debuton kundër Holandës.
Mil gracias a todos
Many thanks to all
Merci beaucoup à tous
Grazie mille à tutti
谢谢大家
شكرا لكم جميعا
תודה לכולכם
Obrigado a todos
Vielen Dank euch allen
Tack alla
Хвала свима
Gràcies a tots pic.twitter.com/7yPRs7QrOi— Rafa Nadal (@RafaelNadal) October 10, 2024