
‘Fundi i shtatorit ose fillimi i tetorit, koha më e përafërt për mbajtjen e zgjedhjeve’
05 gusht 2019
| 12:17
Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ku u caktua data e seancës së jashtëzakonshme për shpërndarjen e Kuvendit më 22 gusht, ka thënë se fundi i shtatorit ose fillimi i tetorit do të jetë koha më e përafërt për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Ai ka theksuar se pas shpërndarjes së Kuvendit është në diskrecion të presidentit Hashim Thaçi se kur vendos ta caktojë datën e zgjedhjeve të reja, duke kujtuar afatin kushtetues të 30 ditëve.
“Brenda 30 ditëve, është në diskrecion të presidentit”, ka deklaruar Sherifi.
/Epoka e re/