Fundjava e nxehtë dhe me temperatura të larta

06 korrik 2024 | 08:55

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se për të shtunën në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes.

Ndërkaq, për të dielën parashihet të mbajë mot me diell. Vranësira të mesme parashihen për rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes e lehtë deri mesatare.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike.

Preferohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, ndërsa kërkohet nga qytetarët që të kenë kujdes nga rrezet e diellit për shkak të indeksit UV të lartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishte padyshim një përballje “kokë më kokë”, mes dy “gjigantëve”…