Fundjava me diell dhe vranësira, mëngjeset me brymë

19 tetor 2024 | 09:22

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se për të shtunën në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

Ndërkaq, për të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira parashihen rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-2m/s

Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit në mëngjes, parashihet të paraqitet fenomeni i brymës, si pasojë e rënies së temperaturave minimale dhe kthjellimeve në Troposferë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar me Urdhrin e…