Fundjava me diell, java tjetër me shi

23 mars 2019 | 08:55

Edhe gjatë fundjavës vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil.

Temperaturat minimale të ajrit do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë celsius.

Java tjetër paraqitet me kushte tjera atmosferike, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, reshje të pakta shiu dhe erëra mesatare deri të forta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Intervista e trajnerit Christian Panucci, dhënë për emisionin “Kuqezi”, në…