Fundjava me mot të ndryshueshëm, temperaturat lëvizin ndërmjet 11-31 gradë celsius

30 gusht 2024 | 15:51

Këtë fundjavë do të mbajë mot kryesisht i ndryshueshëm, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius, ndërsa ato maksimale mes 27-30 gradë celsius.

Mot i ngjashëm parashihet edhe për të dielën. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë mes 27-31 gradë celsius.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, kryeministri i Republikës…