Sipas Prishtina Weather të enjten në orët e  mëngjesit nëpër ultësira mund të ketë mjegull. Formimi i një cikloni në Italinë veriore në ditët e ardhshme sjell shtim të vranësirave, që nga pasditja dhe mbrëmja e së premtes do të shoqërohen edhe me reshje shiu.

Gjatë ditës së shtunë me rënie edhe të temperaturave, shiu shndërrohet në borë, që vazhdon edhe gjatë natës.  E ditën e diel, vende-vende reshjet e borës përzien edhe me shi, e deri në mbrëmje reshjet pushojnë.  Javën e ardhshme në fillim mot  më i butë, me vranësira të ndryshueshme dhe erë, me mundësi edhe për reshje të dobëta shiu.

Ndryshimi i situatës meteorologjike në ditët në vijim, ku parashihet të ketë qarkullim më të mjaftueshëm ajror, ndotësit ajror do të shpërndahen, e indeksi i cilësisë së ajrit nga vlera të dobëta gradualisht zbret në vlera mesatare dhe të mjaftueshme, e në fundjavë vende-vende edhe të mira.

24.12 – Mot i butë, me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës.  Në ultësira në mëngjes mjegull/mjegullinë, që vende-vende mund të mbetet edhe gjatë ditës.

25.12 – Kryesisht me vranësira dhe butë.  Më vonë pasdite dhe në mbrëmje priten të reshura shiu, të cilat vende-vende vazhdojnë edhe gjatë natës.

26.12 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me shi.  Ditën reshjet e shiut shndërrohen në reshje bore, të cilat vazhdojnë edhe gjatë mbrëmjes.

27.12 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje bore në mëngjes, e gjatë ditës mund të përzien edhe me shi.

28.12 – Pjesërisht vranët dhe me më shumë intervale me diell gjatë ditës.  Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull ose mjegullinë.

Temperaturat e ajrit në rritje në dy ditët e ardhshme, e në fundjavë pësojnë rënie.  Minimalet në rritje deri në 4C, e në fundjavë zbresin në -2C, e temperaturat maksimale rriten edhe deri në 12C, në fundjavë zbresin deri në 2C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga krahu jugor 2-6m/s, e në fundjavë nga verilindja 2-6m/s.

Shtypja atmosferike në rënie graduale edhe në vlera normale.